Siparantum dhe kori norvegjez Defrost bëhen bashkë sonte në Pejë
Ngjarja muzikore 'Northern Echoes' dirigjohet nga Thomas Caplin dhe Memli Kelmendi në kishën 'Shën Katerina' nga ora 20:30.
PEJË — Kori kosovar Siparantum dhe kori rinor norvegjez Defrost Youth Choir do të ngjiten sonte në skenë së bashku në Pejë. Koncerti i përbashkët i titulluar "Northern Echoes" do të nisë në orën 20:30 në Kishën Katolike "Shën Katerina", duke sjellë një program të pasur muzikor.
Nën dirigjimin e Thomas Caplin dhe Memli Kelmendit, të dy ansamblet do të interpretojnë vepra të autorëve nordikë, evropianë dhe bashkëkohorë. Defrost Youth Choir vlerësohet si një nga koret rinore më të vlerësuara në Norvegji, ndërsa Siparantum po sjell një përzgjedhje veprash që pasqyrojnë identitetin dhe rrugëtimin e tij artistik.
Ky organizim synon të ndërtojë një urë artistike mes Kosovës dhe Norvegjisë, duke bashkuar kulturat dhe traditat muzikore përmes harmonisë së zërave.
Burim: KultPlus
— Redaksia ZHURMA


