Zhurma Press E Mërkurë · 16 Shtator 2026 — Prishtinë · Tiranë · Shkup · Diaspora Treguesi Kërko Ruajtur · 0 Abonohu falas
LIVE · 11:17 60+ burime · klasifikim automatik · mbikëqyrje redaksionale
E fundit
11:13 Policia ndërhyn në protestën e transportit te Bashkia e Tiranës11:09 Kurti kërkon bashkëpunim nga përfaqësuesit e shqiptarëve të Luginës11:04 Përfaqësuesja e Kosovës merr pjesë në Kampionatin Ballkanik të Seniorëve në pingpong10:59 Bleona Qereti me mesazh për Kosovën në ditën e aktgjykimit në Hagë10:49 Zv.presidenti i PE: Protestuesit në Tiranë nuk janë vetëm10:39 Monumenti i mbretëreshës Teuta vendoset në Shëngjin10:33 Gjithsej 12 zjarre të regjistruara, 11 të shuar dhe një nën kontroll10:29 Vëllai i Jakup Krasniqit: Arsye për t'u dënuar nuk ka10:24 Bleona Qereti me maicë “I love Hashim Thaçi” në mbështetje të krerëve të UÇK-së10:19 Altini beson se vendimi i Gjykatës Speciale do të jetë lirues
Edicioni 07:00 · Mëngjesi
ZHURMA
Kronikë e zezë KOS

IKD nis peticionin në Prizren — kërkohet ndalimi i parasë publike në fushata

Instituti i Kosovës për Drejtësi po mbledh nënshkrimet deri më 31 korrik, në Sheshin Shadërvan, pas aktivitetit të ngjashëm në Prishtinë.

Redaksia ZHURMA 14:08 Përditësuar 14:25 1 min lexim
IKD nis peticionin në Prizren — kërkohet ndalimi i parasë publike në fushata
FOTO · Ilustrim · Supreme Court of Kosovo (CC BY-SA 3.0) / Wikimedia Commons Arkivi ZHURMA

PRIZREN — Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) nisi sot në Prizren mbledhjen e nënshkrimeve për nismën legjislative qytetare që kërkon ndryshimin e Kodit Penal. Nisma propozon që përdorimi i parasë publike për përfitim elektoral gjatë periudhave zgjedhore e parazgjedhore të ndalohet me ligj.

Propozimi parashikon edhe që moszbatimi i qëllimshëm i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese të konsiderohet vepër penale. Sipas IKD-së, aktiviteti i paradites u karakterizua nga interesim i madh i qytetarëve, të cilët u informuan për përmbajtjen e nismës dhe e mbështetën me nënshkrimet e tyre.

Mbështetje për nismën kanë dhënë kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, drejtorë të drejtorive komunale, anëtarë të Kuvendit Komunal, si dhe qytetarë të shumtë të Prizrenit. Mbledhja e nënshkrimeve vazhdon edhe nesër, më 31 korrik, nga ora 10:00 deri në orën 15:00, në Sheshin Shadërvan.

Përmes kësaj nisme, qytetarët e Prizrenit i bashkohen thirrjes së IKD-së për forcimin e sundimit të ligjit dhe mbrojtjen e integritetit të procesit zgjedhor.

Burim: Demokracia
— Redaksia ZHURMA

Komentet