Vazhdo leximin
⌕ ☆
Kulturë

Artistët largohen nga turneu i Ed Sheeran pas largimit të Macklemore

Disa artistë dhe grupe muzikore janë tërhequr nga koncertet e Ed Sheeran pas largimit të Macklemore.

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

Katër artistë dhe një grup muzikor kanë anuluar pjesëmarrjen e tyre në koncertet e ardhshme të Ed Sheeran, pas vendimit për largimin e Macklemore. Ky i fundit u hoq nga turneu pas deklaratave të bëra gjatë një eventi në New Jersey në mbështetje të popullit palestinez. Finneas ishte ndër të parët që njoftoi tërheqjen nga gjashtë koncertet e planifikuara në Amerikën e Jugut, duke shprehur hapur mbështetjen për Palestinën. Pas tij, vendim të ngjashëm morën edhe këngëtari irlandez Aaron Rowe, grupi po ashtu irlandez Beoga dhe grupi danez Lukas Graham.

Artistët largohen nga turneu i Ed Sheeran pas largimit të Macklemore
Foto: Wikimedia Commons

Nga ana e tij, Ed Sheeran shpjegoi se largimi i Macklemore erdhi pasi disa pronarë stadiumesh kërcënuan se do të refuzonin zhvillimin e koncerteve nëse reperi mbetej pjesë e ekipit. Këngëtari shtoi se vendimin e mori vetë për të mbrojtur fansat dhe për të shmangur lënien pa punë të stafit dhe bashkëpunëtorëve të tjerë. Ndërkohë, Robert Kraft, pronar i stadiumit Gillette dhe i New England Patriots, deklaroi se kundërshtimet ndaj reperit lidheshin me komentet e fundit dhe me atë që ai e cilësoi si retorikë apo imazhe antisemite, teksa shtoi se mbetet i hapur për një bisedë.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
Gjeni një gabim? Na shkruani dhe e korrigjojmë
LIVE Qendra e Prizrenit 23 kamera →

Koleksione · të dhëna të verifikuara

Vazhdo me më të lexuarat sot

Përditësuar

Reklamë Hijeshi Shqiptare

Për atë diell.

Gravura të vjetra dhe shenja ilire, të shtypura me dorë, me një bojë të vetme. Bluza të gjera (oversize), të bardha ose të zeza.

25 € · S deri XXL · Transport falas në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni të Veriut · Pagesa në dorëzim

Të gjitha bluzat
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme