Vazhdo leximin
⌕ ☆
Sport

Simeone: Julian Alvarez s'do të shitet

Atletico Madrid refuzoi ofertë 100 mln euro; katalanët përgatisin 120-130 mln, por klubi thotë se vendimi është marrë.

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

MADRID — Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone, ka konfirmuar se Julian Alvarez nuk është në shitje, pavarësisht ofertës prej 100 milionë euro që Barcelona e dërgoi për sulmuesin 26-vjeçar.

Carlos Delgado
Foto: Carlos Delgado / Wikimedia Commons

Klubi katalan po përgatit një propozim të ri që mund të arrijë 120-130 milionë euro, ndërsa Alvarez thuhet se dëshiron transferimin te “Camp Nou”. Megjithatë, Simeone ka qenë i qartë: “Situata është shumë e qartë, klubi mori një vendim.”

Trajneri argjentinas shtoi se Atletico do të vazhdojë të punojë për ta ndihmuar Alvarezin të rritet dhe të përmirësohet, duke lënë të kuptohet se klubi nuk planifikon të ta shesë sulmuesin këtë verë.

Burim: Ora News
— Redaksia ZHURMA

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Magjistralja Vushtrri-Mitrovice Vushtrri–Mitrovicë 24 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme