Vazhdo leximin
e mërkurë, 28 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
⌕ ☆
Kronikë

Pse është e konfuzuar Siljanovska me Prokurorinë për çështjen e spiunazhit?

Presidentja e Maqedonisë së Veriut shprehet e konfuzuar nga përgjigjet e Prokurorisë për hetimin e mundshëm në Kabinetin e saj.

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

SHKUP — Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova ka refuzuar të komentojë drejtpërdrejtë për dyshimet e spiunazhit në Kabinetin e saj, duke theksuar se duhet të respektohen dispozitat e Ligjit për Procedurën Penale dhe prezumimi i pafajësisë.

Pse është e konfuzuar Siljanovska me Prokurorinë për çështjen e spiunazhit?
Foto: telegrafi.com

"Jam pak konfuze me përgjigjet e pyetjeve të gazetarëve ose me njoftimet që vijnë pikërisht nga Prokuroria për krim të organizuar", u shpreh Siljanovska-Davkova. Ajo shtoi se është e habitur nga mënyra se si Prokuroria shpjegon komunikimin e saj me Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Prokuroria për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit ka nisur procedurë parahetimore për dyshime të kopjimit të paautorizuar të të dhënave nga sistemi i Kabinetit presidencial. Prokuroria thotë se ende nuk i ka marrë rezultatet dhe provat nga MPB-ja, ndërsa kjo e fundit njoftoi se vazhdon analiza e pajisjeve të konfiskuara.

Burim: Telegrafi
— Redaksia ZHURMA

Facebook WhatsApp X

Lexo edhe

Më shumë →
LIVE Bregu i Diellit 2 Prishtinë 25 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme