Vazhdo leximin
⌕ ☆
Shoqëri

Siguria e fëmijëve në internet kryeson shqetësimet e shqiptarëve

Raporti Balkan Barometer 2025 zbulon se 50 për qind e qytetarëve në Shqipëri e shohin mbrojtjen e të miturve online si sfidën kryesore.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Përdorimi gjithnjë e më i gjerë i mjeteve digjitale dhe rrjetit ka sjellë në vëmendje sfida të reja për privatësinë, ku në vendin tonë kryeson shqetësimi për mirëqenien e fëmijëve online. Sipas gjetjeve të publikuara në raportin Balkan Barometer 2025 nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal, gjysma e të anketuarve në Shqipëri e renditin këtë çështje në vend të parë, duke lënë pas mesataren rajonale prej 43 për qindësh.

Siguria e fëmijëve në internet kryeson shqetësimet e shqiptarëve
Foto: top-channel.tv

Në vend të dytë pozicionohen krimet në internet dhe rreziku i vjedhjes së të dhënave personale a të kartave bankare, shqetësim që ndahet nga 39 për qind e qytetarëve vendas, ndërsa siguria e pagesave online shqetëson vetëm 21 për qind të tyre. Ndërkohë, frika se inteligjenca artificiale do të shkaktojë humbje vendesh pune preokupon vetëm 6 për qind të të anketuarve, shifër kjo nën mesataren e Ballkanit Perëndimor.

Pavarësisht këtyre sfidave, Shqipëria shënon përqindjen më të lartë në rajon të qytetarëve që nuk shohin arsye për t'u shqetësuar nga këto zhvillime. Plot 30 për qind e të anketuarve vendas deklarojnë se nuk shqetësohen nga rritja e përdorimit të internetit, krahasuar me 22 për qind që është mesatarja e rajonit.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Bazhderhane, Prizren 26 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme