Zhurma Press E Enjte · 13 Gusht 2026 — Prishtinë · Tiranë · Shkup · Diaspora Treguesi Kërko Ruajtur · 0 Abonohu falas
Lajmi i fundit · 13:43 60+ burime · klasifikim automatik · mbikëqyrje redaksionale
E fundit Edicioni 13:00 · Dreka
ZHURMA
Kronikë e zezë KOS

Si u gjetën katër pakistanezë pa dokumente në Partesh?

Policia e Kosovës ka shoqëruar katër shtetas të huaj dhe një shofer kosovar pasi i ndaloi në Partesh nën dyshimin për kontrabandim me migrantë.

Redaksia ZHURMA 10:46 Përditësuar 23:07 1 min lexim
Si u gjetën katër pakistanezë pa dokumente në Partesh?
FOTO · Foto: Rodolfo Gaion / Pexels Arkivi ZHURMA

PARTESH — Policia e Kosovës ka njoftuar se ka zbuluar një rast për kontrabandim me migrantë në komunën e Parteshit. Sipas autoriteteve, ngjarja ka ndodhur gjatë orëve të para të ditës së premte, rreth orës 01:20 pas mesnate, kur një njësi policore ka ndaluar një automjet në këtë zonë.

Gjatë kontrollit të këtij automjeti, i cili po drejtohej nga një i dyshuar mashkull kosovar, zyrtarët policorë kanë hasur katër persona me shtetësi pakistaneze. Shtetasit e huaj nuk posedonin dokumente identifikimi.

Të njëjtit janë shoqëruar në stacionin policor. Me vendim të prokurorit të çështjes, i dyshuari kosovar është liruar në procedurë të rregullt.

Burim: Ekonomia Online
— Redaksia ZHURMA

Komentet
Radio Kosova 1 zhurma.fm