Zhurma Press E Premte · 02 Tetor 2026 — Prishtinë · Tiranë · Shkup · Diaspora Treguesi Kërko Moti Rryma Ruajtur · 0 Abonohu falas
LIVE · 08:03 60+ burime · klasifikim automatik · mbikëqyrje redaksionale
E fundit
07:57 Qytetare ankohen për mungesë barna në QKMF Gjilan, komunë njofton pajisje të reja07:43 Protesta masive kundër Specialës, PDK shtyn ndryshimin e ligjit ndërsa Kurti kërkon kohë…07:33 Nagavci: Zgjedhja e presidentit prioritet për strategjinë ndaj Hagës07:28 Video i ri tregon zbulimin e kamerës në dhomën e Adi Hilës, ai shpjegon si alarm07:16 Pushteti formon marrëdhëniet njerëzore, sipas kërkimeve psikologjike07:12 Receta turke e trahanasë për supë të ngrohtë dimërore07:08 Trump refuzon të mbështesë Netanyahun për mandat tjetër para zgjedhjeve në Izrael07:04 Zelensky njofton përdorimin e parë luftarak të raketës balistike FP-706:51 RCC pregaton më shumë se 30 projekte strategjike të përbashkëta për investitorë06:47 Egla Ceno mbrojt grave të përfshira në skandal me video intime
Edicioni 07:00 · Mëngjesi
ZHURMA
Politikë KOS

Si e shndërroi Serbia stërvitjen e FSK-së në Kroaci në kërcënim ndaj saj?

Pse Beogradi e interpreton pjesëmarrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës në 'Combat Power 26' si provë për armatosjen e Serbisë?

Redaksia ZHURMA 14:46 Përditësuar 18:31 1 min lexim
Si e shndërroi Serbia stërvitjen e FSK-së në Kroaci në kërcënim ndaj saj?
FOTO · Foto: Wikimedia Commons Arkivi ZHURMA

SLUNJ — Ministri në detyrë i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, mori pjesë në Ditën e Vizitorëve të Shquar në kuadër të stërvitjes ndërkombëtare ushtarake "Combat Power 26", e zhvilluar në poligonin e Slunjit, Kroaci, më 1 korrik.

Megjithatë, Beogradi e shfrytëzoi këtë aktivitet si një tjetër mundësi për të përforcuar narrativën e vet për Kosovën si kërcënim ndaj sigurisë rajonale. Në një artikull të publikuar nga Novosti.rs, stërvitja u paraqit si "provë" e një rreziku të drejtpërdrejtë për Serbinë.

Që në titullin alarmues "Çfarë po përgatitet?", Serbia sugjeron se pjesëmarrja e FSK-së nuk ishte një aktivitet i zakonshëm ushtarak, por pjesë e një strategjie kundër saj. Përdorimi i termave "shteti i rremë" dhe "të ashtuquajturat FSK" synon delegjitimimin e institucioneve të Kosovës.

Kjo narrativë është vazhdimësi e diskursit serb pas nënshkrimit të marrëveshjes së bashkëpunimit në mbrojtje ndërmjet Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë. Në vend që ta trajtojë atë si një marrëveshje partneriteti, Beogradi e paraqet si krijimin e një aleance ushtarake kundër Serbisë.

Çdo stërvitje e përbashkët ose zhvillim i kapaciteteve të FSK-së futet në këtë kornizë, duke u interpretuar si dëshmi se Serbia po përballet me një kërcënim të ri. Kjo shërben për të justifikuar rritjen e shpenzimeve ushtarake dhe blerjen e sistemeve të reja të armatimit.

Ndërtimi i këtij artikulli synon të ushqejë perceptimin e një "Serbie të rrethuar", e cila, sipas kësaj narrative, duhet të vazhdojë militarizimin për t’u mbrojtur. Kjo strategji i jep legjitimitet politik rritjes së shpenzimeve ushtarake dhe modernizimit të forcave të armatosura serbe.

Përmes këtij framing-u, Novosti.rs nuk raporton thjesht për një stërvitje, por e përdor atë për të përforcuar narrativën se Kosova, në koordinim me Kroacinë dhe Shqipërinë, po ndërton kapacitete që përbëjnë rrezik për Serbinë. Kjo synon të delegjitimojë institucionet e Kosovës dhe të nxisë ndjenjën e pasigurisë në opinionin publik serb.

Burim: Gazeta Dukagjini
— Redaksia ZHURMA

Komentet