Shtyhet seanca në rastin “Capat dhe Sekiraqët” pas problemeve shëndetësore të Fatos Abazit
Gjykimi ndaj grupit u shty pasi i akuzuari deklaruar se nuk ndihej mirë me shëndet, ndërsa në seancë pritej të dëgjoheshin përgjime të reja.
Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim
Seanca gjyqësore lidhur me rastin e njohur si “Capat dhe Sekiraqët” është shtyrë pasi i akuzuari Fatos Abazi ka deklaruar para trupit gjykues se nuk ndihej mirë me shëndet. Për shkak të gjendjes shëndetësore të të akuzuarit, shqyrtimi në Departamentin e Krimeve të Rënda të Gjykatës Themelore në Prishtinë nuk mund të vazhdonte më tej.
Në këtë seancë ishte paraparë të dëgjoheshin përgjime të tjera të Robert Llumnicës dhe të dëshmonte sërish eksperti i balistikës, ndërsa ngjarja daton nga përplasja e armatosur e 1 shtatorit 2024 në lagjen “Aktash” të Prishtinës, ku mbeti i vrarë Premtim Gashi dhe u plagosën pesë persona të tjerë. Sipas aktakuzës së prokurorisë, konflikti dyshohet si vazhdimësi e përplasjeve ndërmjet familjeve Gashi dhe Sekiraqa që kishin nisur më herët gjatë vitit.
Lexo edhe
Më shumë →Koleksione · të dhëna të verifikuara
Vazhdo me më të lexuarat sot
Përditësuar


