Rajoni i Pejës renditet i dyti në vend për dhunën ndaj grave
Nëntëmujorëshi i këtij viti shënon shifra alarmante të dhunës në familje në Pejë.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Rajoni i Pejës shënon shifra shqetësuese të dhunës në familje, duke u renditur i dyti në vend për numrin e grave viktima gjatë këtij viti. Sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Drejtësisë për periudhën janar–shtator, në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Pejë janë raportuar gjithsej 272 raste të dhunës në familje, ku 215 viktima kanë qenë gra dhe 75 burra. Në nivel vendi, për të njëjtën periudhë janë regjistruar 2,052 raste me 1,626 viktima gra, ndërsa tetë gra kanë humbur jetën në Kosovë si pasojë e dhunës me bazë gjinore deri në fund të muajit tetor.
Kujtesa e qytetit mbetet e rënduar nga vrasjet e rënda të grave brenda mureve të familjes në periudhën 2023–2026. Rastet e regjistruara përfshijnë vrasjen e Hyrije Broqi Hysenit më 2023, atë të Gjyljeta Ukellës në vitin 2024, si dhe vrasjen e Arlinda Sylaj Zekaj në muajin tetor të këtij viti, e cila ndodhi pak minuta pasi kishte denoncuar dhunën në Stacionin Policor. Ngjarjet e fundit kanë sjellë reagime të ashpra publike, pezullimin e 13 zyrtarëve institucionalë dhe krijimin e një komisioni hetimor parlamentar.
Lexo edhe
Më shumë →Koleksione · të dhëna të verifikuara
Vazhdo me më të lexuarat sot
Përditësuar



