Vazhdo leximin
e hënë, 2 nëntor 2026 Ne bëjmë zhurmë
⌕ ☆
Kronikë

Shtëpi e pabanuar digjet në Zveçan, dyshohet zjarrvënie

Objekti në rrugën Koste Vujinoviq kapet nga flakët rreth orës 00:10; dëmtohen një dhomë dhe kulmi, pronaria dyshohet e familjes Berisha.

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

ZVEÇAN — Një shtëpi e pabanuar është përfshirë nga zjarri në orët e para të mëngjesit të 3 gushtit, në rrugën "Koste Vujinoviq". Rasti u njoftua Polisë rreth orës 00:10 nga një banor i lagjes, ndërsa zjarrfikësit arritën ta lokalizojnë dhe ta shuajnë flakët para se të përhapeshin.

Shtëpi e pabanuar digjet në Zveçan, dyshohet zjarrvënie
Foto: Ilustrim · Handcuffs on table (Public domain) / Wikimedia Commons

Sipas burimeve të Sinjali, shtëpia dyshohet se është në pronësi të një familjeje shqiptare me mbiemrin Berisha. Si pasojë e zjarrit, është dëmtuar një dhomë në katin e parë dhe një pjesë e kulmit, ndërsa vlera e dëmit material ende nuk është përcaktuar.

Në vendndodhje kanë dalë edhe njësitë policore dhe hetuesit, të cilët pas ekzaminimit të lokacionit dhe mbledhjes së provave, me konsultimin e Prokurorit të Shtetit, kanë iniciuar rasti si veprë penale "Zjarrvënie". Hetimet janë në vazhdim për zbardhjen e shkakut dhe identifikimin e personave të përfshirë.

Burim: Sinjali
— Redaksia ZHURMA

Facebook WhatsApp X

Lexo edhe

Më shumë →
LIVE Rrethi i Çagllavicës Prishtinë 26 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme