Policisë femërore i kërkohet huazimi i kapelave për kadetët
Zyrtareve policore u kërkohet dorëzimi i kapelave për t'ia huazuar gjeneratës së re deri në diplomim.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Zyrtareve policore të gjinisë femërore në Policinë e Kosovës u është kërkuar që t'i dorëzojnë kapelat e uniformës. Kërkesa parasheh që këto pajisje t'i huazohen gjeneratës së 63-të deri në ceremoninë e tyre të diplomimit. Sipas njoftimit të siguruar nga komunikimet e brendshme, dorëzimi u kërkuar të bëhet ditën e hënë, më 2 nëntor 2026. Kapelat duhet të grumbullohen nëpër drejtori dhe njësi, përfshirë rajonet, për t'i dorëzuar te Drejtoresha e Drejtorisë së Logjistikës. Në komunikimin e njërit prej njësiteve, atij të Qendrës, u bë e ditur se kërkesa vjen nga kapiteni Fatmir Balaj dhe se pas diplomimit kapelat do t'u kthehen pronareve. Kjo masë vjen pas shtyrjes së ceremonisë së diplomimit të kadetëve, e cila ishte paraparë për 30 tetor, për shkak të mungesës së uniformave dhe pajisjeve të nevojshme.