Vazhdo leximin
e mërkurë, 28 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
⌕ ☆
Kronikë

Shtatë të lënduar nga aksidenti mes tri veturave në Malishevë

Një aksident trafiku mes tri veturave ka lënë shtatë persona të lënduar në rrugën Pejë-Prishtinë.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

MALISHEVË — Shtatë persona kanë pësuar lëndime si pasojë e një aksidenti trafiku ku janë përfshirë tri vetura në magjistralen Pejë-Prishtinë, respektivisht në fshatin Kijevë.

Shtatë të lënduar nga aksidenti mes tri veturave në Malishevë
Foto: epokaere.com

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë në rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, i cili bëri të ditur se njoftimi është marrë rreth orës 13:10. Sipas tij, të gjithë të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor dhe aktualisht gjendja e tyre shëndetësore është jashtë rrezikut për jetë.

Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor është duke e trajtuar rastin për të ndërmarrë veprimet e nevojshme policore.

Facebook WhatsApp X

Lexo edhe

Më shumë →
LIVE Stacioni i autobusëve, Prishtinë 3 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme