Zhurma Press E Mërkurë · 30 Shtator 2026 — Prishtinë · Tiranë · Shkup · Diaspora Treguesi Kërko Moti Rryma Ruajtur · 0 Abonohu falas
LIVE · 13:50 60+ burime · klasifikim automatik · mbikëqyrje redaksionale
E fundit Edicioni 13:00 · Dreka
ZHURMA
Kronikë e zezë DIA

Pse shqiptarët janë në krye të listës së emigrantëve që rikthehen në Britani?

Mijëra emigrantë të deportuar më herët nga Mbretëria e Bashkuar janë rikthyer sërish në vend

Redaksia ZHURMA 22:40 Përditësuar 18:49 1 min lexim
Pse shqiptarët janë në krye të listës së emigrantëve që rikthehen në Britani?
FOTO · Foto: Wikimedia Commons Arkivi ZHURMA

Londër — Një investigim i publikuar në median britanike “The Sun” ka zbuluar se mijëra emigrantë të deportuar më herët nga Mbretëria e Bashkuar janë rikthyer sërish në vend në vitet pas dëbimit.

Sipas të dhenave të analizuara në pesë vitet e fundit, janë regjistruar mbi 4,600 raste të hyrjes në territoret britanik nga persona që më parë janë larguar me forcë nga vendi.

Të paktën 723 individë janë deportuar më shumë se një herë nga Britania.

Listën e kryesojnë shtetasit shqiptarë me rreth 1,525 raste, duke përbërë më shume se një të tretën e totalit.

Pas tyre, pasojnë shtetasin nga Iraku, LItuania, Afganistani dhe Rumania.

Sipas raportimeve, të dhënat e publikuara përfshijnë statistika mbi kthimet vullnetare dhe deportimet në vitin 2025, ku janë regjistruar mbi 26,000 kthime vullnetare dhe 8,600 kthime të detyruara.

Raporti thekson se kostoja mesatare e një deportimi të detyruar arrin rreth 48,800 paund britanik, duke ngritur pyetje mbi efikasitetin e sistemit.

Këto zbulime vijnë në një moment kur emigracioni është çështje politike kryesore, pasi që nga korrik 2024 kryeministri Keir Starmer ka parë mbi 76,000 emigrantë të paligjshëm kalojnë Kanalin e La Manshit.

Marrëveshja me Francën, e njohur si “një brenda, një jashtë”, synon të frenojë këto kalime, por numrat vazhdojnë të rrisen.

Investigimi i The Sun u raportua nga Ora News, portalja më e madhe informative shqiptare me dy dekada eksperience.

Burim: Ora News
— Redaksia ZHURMA

Komentet