DMSH merr masa në Gjilan pas stuhisë së fuqishme të erës
Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim dhe zjarrfikësit ndërhyjnë në terren pas dëmeve nga era e fortë.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
GJILAN — Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim në Gjilan, në bashkëpunim me Njësinë Profesionale të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit, ka ndërmarrë veprime pas stuhisë së fuqishme të erës që përfshiu komunën gjatë natës së 19 dhe 20 nëntorit. Drejtori Enver Shabani ka dalë në terren për të mbikëqyrur largimin e pjesëve të rrezikshme të fasadave nga objektet e banimit kolektiv.
Stuhia ka shkaktuar dëme materiale në qytet dhe fshatra, ku është dëmtuar kulmi i një shtëpie në fshatin Livoç i Epërm dhe janë rrëzuar drunj në Lagjen e Dëshmorëve. Agjencia Meteorologjike e Kosovës kishte lëshuar paralajmërime për kushtet e pafavorshme atmosferike, ndërsa autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes të shtuar gjatë ditëve në vijim.
Lexo edhe
Më shumë →Koleksione · të dhëna të verifikuara
Vazhdo me më të lexuarat sot
Përditësuar