Arrestohet në Britani oficeri i ushtrisë amerikane nën dyshimet për spiunazh
Një oficer i lartë i ushtrisë amerikane është ndaluar në Britani nën dyshimet për spiunazh në favor të Rusisë, ndërsa hetimi i është kaluar autoriteteve ushtarake.
Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim
Një oficer i lartë i ushtrisë amerikane është arrestuar në Britani nën dyshimet për spiunazh në favor të Rusisë, pasi u ndalua javën e kaluar pranë qytetit të Gloucesterit. Sipas mediave, i arrestuari është identidifikuar si nënkoloneli Brandon Carroll Tyner, i cili shërbente në bazën ushtarake Imjin Barracks në Gloucestershire, vend ku ndodhet edhe selia e Korpusit Aleat të Reagimit të Shpejtë të NATO-s.
Arrestimi i tij u krye në kuadër të një hetimi për shkelje të mundshme të ligjit britanik për sigurinë kombëtare të vitit 2023, që lidhet me marrjen apo zbulimin e informacioneve të mbrojtura dhe ndihmën e mundshme ndaj inteligjencës së huaj. Policia britanike kundër terrorizmit konfirmoi se çështja i ka kaluar autoriteteve ushtarake amerikane për vijimin e hetimeve.
Zyrtarë të njohur me çështjen kanë bërë me dije se para këtij arrestimi nuk ekzistonin prova se informacionet e klasifikuara i ishin përcjellë Rusisë. Deri më tani nuk janë bërë publike detaje shtesë mbi informacionet e përfshira apo mbi lidhjet e mundshme me shërbimet ruse.
Lexo edhe
Më shumë →Koleksione · të dhëna të verifikuara
Vazhdo me më të lexuarat sot
Përditësuar