Vazhdo leximin
⌕ ☆
Sport

Shqipëria mbyll Nations League me 83,619 spektatorë, rekordi vendoset në Helsinki

Kombëtarja kuqezi u ndoq nga mijëra tifozë në ndeshjet e Nations League, ku spikat mbështetja në Tiranë dhe shifra rekord në Finlandë.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

TIRANË — Gjashtë ndeshjet e zhvilluara nga Kombëtarja kuqezi në Nations League u ndoqën nga gjithsej 83,619 spektatorë, duke regjistruar një mesatare prej afro 13,937 tifozësh për takim. Përveç sfidës së fundit ndaj Bjellorusisë, e luajtur më 15 nëntor në Budapest me dyer të mbyllura dhe pa spektatorë, pesë takimet e tjera tërhoqën mbështetje të madhe nga publiku.

Shqipëria mbyll Nations League me 83,619 spektatorë, rekordi vendoset në Helsinki
Foto: gazetablic.com

Në tri ndeshjet e zhvilluara në Tiranë, në Arenën Kombëtare, Shqipëria u ndoq nga 55,332 tifozë, duke arritur një shfrytëzim mesatar prej rreth 82% të kapacitetit. Ndeshja me pjesëmarrjen më të lartë në shtëpi ishte ajo ndaj Finlandës më 12 nëntor, me 20,942 spektatorë të pranishëm, ose 93.1% të kapacitetit të stadiumit. Megjithatë, rekordi i këtij edicioni u regjistrua në transfertë, në përballjen Finlandë-Shqipëri të luajtur më 3 tetor në stadiumin Olimpik të Helsingkit, e cila u ndoq nga plot 24,885 spektatorë.

Në krahun tjetër, transferta në San Marino në stadiumin e Serravalles rezultoi sfida me numrin më të ulët të spektatorëve, ku vetëm 3,402 persona ndoqën takimin, shifër kjo që përfaqësonte 70.9% të kapacitetit të impiantit.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
Gjeni një gabim? Na shkruani dhe e korrigjojmë
LIVE Bregu i Diellit 2 Prishtinë 24 kamera →

Koleksione · të dhëna të verifikuara

Vazhdo me më të lexuarat sot

Përditësuar

Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme