Zhurma Press E Shtunë · 29 Gusht 2026 — Prishtinë · Tiranë · Shkup · Diaspora Treguesi Kërko Ruajtur · 0 Abonohu falas
LIVE · 00:35 60+ burime · klasifikim automatik · mbikëqyrje redaksionale
E fundit Edicioni 23:00 · Nata
ZHURMA
Ekonomi SHQ

Sa borxh do të kërkojë Shqipëria në tregjet e huaja në 2027-ën?

Ministria e Financave ka rritur vlerën e eurobondit të planifikuar nga 500 në 650 milionë euro për të shlyer borxhet ekzistuese.

Redaksia ZHURMA 14:12 Përditësuar 17:34 1 min lexim
Sa borxh do të kërkojë Shqipëria në tregjet e huaja në 2027-ën?
FOTO · Ilustrim · SPAR varehandel hyller (Supermarket GROCERY store aisle shelves) Heinz ketchup NORWAY 2023-08-31 (cropped) (CC BY-SA 4.0) / Wikimedia Commons Arkivi ZHURMA

TIRANË — Shqipëria planifikon të marrë një eurobond me vlerë 650 milionë euro në vitin 2027, sipas kuadrit të rishikuar Makroekonomik dhe Fiskal të miratuar së fundmi në qeveri. Këto fonde do të përdoren kryesisht për shlyerjen e borxhit në valutë, sidomos për të mbuluar eurobondet ekzistuese që arrijnë në fund të afatit.

Vlera e kërkesës në tregjet e kapitalit është rritur nga 49.1 miliardë lekë (500 milionë euro), siç ishte parashikuar në janar, në 62.5 miliardë lekë (650 milionë euro). Strategjia e qeverisë parashikon që vendi të dalë dy herë në tregjet ndërkombëtare deri në vitin 2029 për të siguruar financim afatgjatë.

Përveç vitit 2027, Ministria e Financave ka parashikuar të marrë po aq, 650 milionë euro borxh edhe në vitin 2028. Kjo shifër është gjithashtu më e lartë se parashikimi i mëparshëm i janarit, i cili kapte 600 milionë euro, duke treguar një rritje të nevojës për kapital të huaj.

Deri në qershor të vitit 2027, Shqipëria duhet të shlyejë 650 milionë eurot e marra në vitin 2020, ndërsa brenda vitit 2028 mbyllet borxhi prej 600 milionë eurosh i marrë në 2023. Dalja e fundit në tregjet ndërkombëtare ndodhi në shkurt të vitit të kaluar me një emetim 10-vjeçar.

Aktualisht, stoku i borxhit publik është 14.4 miliard euro, që korrespondon me 48.79% të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Ky është hera e parë që borxhi i vendit ra nën pragun e 50% në tremujorin e parë të këtij viti, duke krijuar hapësirë për forcimin e kontrollit tatimor dhe menaxhimin e detyrimeve.

Burim: Shqiptarja
— Redaksia ZHURMA

Komentet