Zhurma Press E Premte · 14 Gusht 2026 — Prishtinë · Tiranë · Shkup · Diaspora Treguesi Kërko Ruajtur · 0 Abonohu falas
Lajmi i fundit · 11:55 60+ burime · klasifikim automatik · mbikëqyrje redaksionale
E fundit Edicioni 07:00 · Mëngjesi
ZHURMA
Sport SHQ

Pse humbi Shqipëria e femrave në finale?

Kombëtarja shqiptare e femrave në basketboll renditet në vendin e dytë në Kampionatin Europian të Vendeve të Vogla

Redaksia ZHURMA 15:51 Përditësuar 07:11 1 min lexim
Pse humbi Shqipëria e femrave në finale?
FOTO · Foto: Wikimedia Commons Arkivi ZHURMA

TIRANË — Kombëtarja shqiptare e femrave në basketboll është renditur në vendin e dytë në Kampionatin Europian të Vendeve të Vogla, pas humbjes në finale ndaj Maltës me rezultatin 72-55.

Finalja e zhvilluar në palestrën e sporteve “Karagaç” në Pejë u dominua nga skuadra malteze, e cila krijoi epërsi që në periodën e parë dhe e ruajti atë deri në përfundim të ndeshjes.

Pavarësisht rezultatit, paraqitja e ekipit kuqezi në turne u vlerësua pozitive, duke siguruar medaljen e argjendtë dhe duke arritur deri në ndeshjen finale të kompeticionit. Basketbollistet shqiptare Ornela Lalaaj dhe Enisa Semanjaku u përfshinë në formacionin “All Stars” të turneut.

Burim: ATSH
— Redaksia ZHURMA

Komentet
Radio Kosova 1 zhurma.fm