Vazhdo leximin
e martë, 20 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
ZHURMA
⌕ ☆

Shporta minimale sindikale arrin në 70.358 denarë në tetor

Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë njofton se shporta minimale u rrit për 926 denarë krahasuar me muajin shtator.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Vlera e shportës minimale sindikale për muajin tetor 2026 ka shkuar në 70.358 denarë, duke shënuar një rritje prej 926 denarësh krahasuar me muajin shtator, kur ajo kushtonte 69.432 denarë, sipas të dhënave të publikuara nga Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë. Kur në këtë llogaritje përfshihet edhe qiraja për një banesë prej 60 metrash katrorë, vlera e përgjithshme e shportës minimale për tetorin arrin në 85.733 denarë.

Shporta minimale sindikale arrin në 70.358 denarë në tetor
Foto: tetovasot.com

Sipas përllogaritjeve të dala nga shporta minimale e LSM-së, pjesa më e madhe e buxhetit familjar shkon për ushqim dhe pije me 26.170 denarë. Ndërkohë, shpenzimet e tjera përfshijnë 6.379 denarë për faturat dhe 5.468 denarë të destinuara për transport.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Bregu i Diellit 1 Prishtinë 25 kamera →