Vazhdo leximin
e hënë, 2 nëntor 2026 Ne bëjmë zhurmë
⌕ ☆
Kronikë

Kush shkel ligjin në sistemin e ujësjellësit?

Ndërmarrja e Ujësjellësit ka nisur procedurat ligjore për shkeljet e paligjshme në rrjetin e ujësjellësit

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

Shpk "Ujësjellësi dhe Kanalizimi": Shumë parregullsi të identifikuara gjatë inspektimit, procedurat janë nisur. Ndërmarrja e "Ujësjellës dhe kanalizime" – Ulqin informon opinionin se gjatë kontrolleve intensive të zhvilluara në ditët e fundit në territorin e Komunës së Ulqinit, janë konstatuar raste të shumta të lidhjeve të paligjshme, ndërhyrjeve të paautorizuara në rrjetin e ujësjellësit, manipulimeve me instalimet dhe formave të tjera të keqpërdorimit të sistemit të furnizimit me ujë.

Kush shkel ligjin në sistemin e ujësjellësit?
Foto: Ilustrim · Philadelphia County Prison (Moyamensing Prison) Philadelphia PA (7) 139920pu (Public domain) / Wikimedia Commons

Këto veprime përbëjnë shkelje të ligjit, dëmtojnë infrastrukturën publike, rrezikojnë funksionimin normal të sistemit të ujësjellësit dhe ndikojnë drejtpërdrejt në cilësinë dhe vazhdimësinë e furnizimit me ujë për qytetarët që i përmbahen rregullave. Ndaj të gjithë personave tek të cilët janë konstatuar shkelje, Ndërmarrja e Ujësjellësit ka ndërmarrë procedurat ligjore përkatëse, përfshirë ngritjen e kallëzimeve penale dhe masave të tjera të parapara me legjislacionin në fuqi.

Apelojmë tek të gjithë qytetarët që të mos kryejnë lidhje të paligjshme apo çfarëdo ndërhyrjeje në sistemin e ujësjellësit dhe të raportojnë çdo rast të tillë. Respektimi i ligjit dhe mbrojtja e infrastrukturës së përbashkët janë në interes të të gjithë qytetarëve dhe garantojnë një furnizim të sigurt dhe të qëndrueshëm me ujë.

Burim: Ulcinj info, https://ul-info.com/ — Redaksia ZHURMA

Facebook WhatsApp X

Lexo edhe

Më shumë →
LIVE Magjistralja Vushtrri-Mitrovice Vushtrri–Mitrovicë 26 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme