Vazhdo leximin
⌕ ☆
Shoqëri

Policia rikthen në jetë 26-vjeçaren kosovare në Linz — dy fëmijë në apartament

Policia austriake thotë se një nënë 26-vjeçare u gjet në Linz pas një urgjence të rëndë shëndetësore

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

Një 26-vjeçare nga Kosova është shpëtuar falë ndërhyrjes së shpejtë të policisë dhe ekipeve emergjente në Linz të Austrisë. Ngjarja ka ndodhur herët në mëngjes, rreth orës 06:10, kur bashkëshorti i saj 29-vjeçar e ka gjetur gruan pa ndjenja në shtrat dhe duke pasur vështirësi në frymëmarrje. Pas alarmimit të familjarëve dhe thirrjes së ekipeve të emergjencës, në vendin e ngjarjes kanë mbërritur policia dhe ekipet mjekësore, të cilat kanë nisur menjëherë reanimimin. Policët dhe paramedikët kanë kryer masazhe në zemër, ndërsa mjeku emergjent ka marrë përsipër trajtimin e mëtejshëm. Pas disa tentimeve me defibrilator, rrahjet e zemrës së gruas janë rikthyer. E reja, nënë e dy fëmijëve të vegjël, është transportuar më pas për trajtim në Spitalin Universitar Kepler në Linz, e shoqëruar nga një mjek i urgjencës. Fëmijët e familjes, të moshës dy vjeç dhe katër muajsh, kanë qenë në apartament gjatë gjithë kohës së incidentit.

Policia rikthen në jetë 26-vjeçaren kosovare në Linz — dy fëmijë në apartament
Foto: DSC05385 Achleitner PMV Survivor II, EKO Cobra, Front Left, 2023-10 / Wikimedia Commons

Burim: Sinjali
— Redaksia ZHURMA

Facebook WhatsApp X
LIVE Batllavë 26 kamera →

Lexo edhe

Më shumë →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme