Vazhdo leximin
e premte, 30 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
⌕ ☆
Shoqëri

Ambasada e Kosovës në Austri takon përfaqësuesit e mësuesve

U diskutua për ruajtjen e gjuhës shqipe dhe avancimin e arsimit për fëmijët në diasporë.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Ambasada e Republikës së Kosovës në Austri zhvilloi një takim me përfaqësuesit e Shoqatës së Mësuesve Shqiptarë “Naim Frashëri”, ku u diskutua për ruajtjen e gjuhës shqipe dhe avancimin e arsimit shqip te fëmijët në Austri. Takimi u mbajt më 24 tetor, ku i Ngarkuari me Punë, Albinot Bimbashi, bashkë me diplomatët Valon Krasniqi, Dhurata Selimi dhe Marigonë Vrajolli, pritën kryetarin Osman Ademi dhe disa mësimdhënës.

Ambasada e Kosovës në Austri takon përfaqësuesit e mësuesve
Foto: podujevanews.com

Gjatë bisedës u trajtuan sfidat e mësuesve, rëndësia e shtimit të numrit të nxënësve në mësimin e gjuhës shqipe dhe nevoja për kushte më të mira të mësimdhënies. Ambasada theksoi se mbështetja e arsimit në gjuhën amtare shërben si faktor kyç për ruajtjen e identitetit kombëtar të breza të rinj. Përfaqësuesve të shoqatës iu dorëzuan libra shkollorë për klasat I–IX, të dedikuar për nxënësit shqiptarë në këtë shtet.

Facebook WhatsApp X

Lexo edhe

Më shumë →
LIVE Pejton, Prishtinë 26 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme