Vazhdo leximin
e enjte, 29 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
⌕ ☆
Shoqëri

Shkupi u jep uniforma shkollore falas nxënësve të vitit të parë

Kryetari Orce Gjorgjievski thotë se masa synon të ulë dallimet sociale dhe barrën financiare të familjeve.

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

SHKUP — Kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski, njoftoi se nga ky vit, të gjithë nxënësit që regjistrohen në vitin e parë të shkollave të mesme do të pajisen me uniforma shkollore falas — për herë të parë kjo masë zbatohet për çdo nxënës të regjistruar në atë vit.

Shkupi u jep uniforma shkollore falas nxënësve të vitit të parë
Foto: The Chestnut Burr, 1918 / Wikimedia Commons

"Shkolla duhet të jetë vend ku të rinjtë garojnë në dije, punë dhe sukses, e jo në atë se kush vesh rroba më të shtrenjta apo se prindërit e kujt kanë më shumë mundësi financiare," tha Gjorgjievski, duke shtuar se dallimet sociale shpesh bëhen shkak për ndarje, diskriminim e bullizëm.

Sipas tij, masa do të ulë ngarkesën financiare të familjeve dhe do t'u mundësojë nxënësve të përqendrohen te arsimi, zhvillimi personal dhe ndërtimi i së ardhmes së tyre.

Burim: Shenja
— Redaksia ZHURMA

Facebook WhatsApp X

Lexo edhe

Më shumë →
LIVE Bregu i Diellit 2 Prishtinë 3 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme