Ndahet nga jeta në moshë të re mërgimtari Adrian Abazi
Varrimi i të ndjerit bëhet në fshatin Jabllanicë e Llapit.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Ka ndërruar jetë Adrian Abazi, i cili ka jetuar dhe ka vepruar në mërgim. Lajmi për vdekjen e tij ka pikëlluar familjarët, miqtë dhe të gjithë ata që e kanë njohur, ndërsa burimet bëjnë me dije se ai ishte 24-vjeçar. Ceremonia e varrimit të të ndjerit do të zhvillohet në fshatin Jabllanicë e Llapit, duke filluar nga ora 14:00.