Vazhdo leximin
⌕ ☆
Kronikë

Dëbora dhe ngricat shkaktojnë vështirësi në qarkullim në verilindje

Temperaturat nën zero dhe reshjet e dëborës përfshijnë verilindjen e vendit, duke sjellë probleme në disa akse rrugore.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Temperaturat disa gradë nën zero gjatë orëve të para të mëngjesit kanë përfshirë verilindjen e vendit, ku reshjet e dëborës janë kthyer në ngrica dhe kanë sjellë vështirësi në qarkullimin e automjeteve në disa akse kombëtare dhe rurale.

Dëbora dhe ngricat shkaktojnë vështirësi në qarkullim në verilindje
Foto: report.al

Problematika më të shumta janë regjistruar në rrugët që lidhin Kukësin me Shishtavecin, Peshkopinë dhe Tropojën, si dhe në akset rurale të fshatrave dhe njësive administrative që ndodhen në lartësi mbi 800 metra mbi nivelin e detit.

Ndërkohë, Rruga e Kombit vazhdon të jetë nën monitorim dhe qarkullimi i automjeteve atje paraqitet pa probleme. Kompanitë e mirëmbajtjes ndodhen në terren në segmentet problematike, duke punuar për pastrimin e rrugëve dhe shpërndarjen e kripës kundër ngricave.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
Gjeni një gabim? Na shkruani dhe e korrigjojmë
LIVE Rrethi i Çagllavicës Prishtinë 23 kamera →

Koleksione · të dhëna të verifikuara

Vazhdo me më të lexuarat sot

Përditësuar

Reklamë Hijeshi Shqiptare

Për atë diell.

Gravura të vjetra dhe shenja ilire, të shtypura me dorë, me një bojë të vetme. Bluza të gjera (oversize), të bardha ose të zeza.

25 € · S deri XXL · Transport falas në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni të Veriut · Pagesa në dorëzim

Të gjitha bluzat
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme