Vazhdo leximin
⌕ ☆
Kronikë

Gjykata e Lartë ndryshon dënimin për kopshtarin Festim Bexhdili

Gjykata e Lartë ka rrëzuar burgimin e përjetshëm për kopshtarin e kompleksit “Golden”, duke e dënuar me 25 vite burg.

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 2 min lexim

Gjykata e Lartë ka ndryshuar masën e dënimit për Festim Bexhdilin, i akuzuar për rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës, duke e zbritur nga burgim i përjetshëm në 25 vite burgim. Trupi gjykues me relator Genti Shalën ka marrë këtë vendim për kopshtarin e resortit “Golden”, i cili në shkallët më të ulëta të gjyqësorit ishte dënuar me burgim të përjetshëm për zhdukjen e kufomës së 49-vjeçarit, baba i katër fëmijëve.

Gjykata e Lartë ndryshon dënimin për kopshtarin Festim Bexhdili
Foto: shekulli.com.al

Jan Prenga u rrëmbye në mesditën e 17 janarit 2020 në zonën e Kamzës dhe më pas u dërgua në kompleksin “Golden”, ku dyshohet se u dhunua për vdekje, ndërsa asgjësimi i trupit dyshohet se u bë në fshatin Pjezë, shumë pranë kompleksit, megjithëse trupi i tij ende nuk është gjetur. Sipas Prokurorisë dhe pamjeve filmike, Bexhdili u shpall fajtor pasi u pa duke përgatitur veglat e punës që do të përdoreshin për të zhdukur trupin e viktimës.

Sipas SPAK, ngjarja ndodhi pasi vëllai i Jan Prengës vodhi një sasi kokaine në Britaninë e Madhe, ndërsa urdhri për rrëmbimin dyshohet se u dha nga Dritan Rexhepi dhe Gentian Funiqi. Organizimi i ngjarjes dyshohet se u bë nga Martin Bleta e Korado Geshtenja, kurse ekzekutimi i rrëmbimit u krye nga Artan Doçaj, Aldo Majnishta, Geraldo Martini dhe një person i paidentifikuar. Gjatë seancave në GJKKO, Dritan Rexhepi e ka mohuar implikimin e tij, ndërsa pronari i kompleksit “Golden”, Altin Hajri, vazhdon të jetë në arrati.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
Gjeni një gabim? Na shkruani dhe e korrigjojmë
LIVE Magjistralja Vushtrri-Mitrovice Vushtrri–Mitrovicë 24 kamera →

Koleksione · të dhëna të verifikuara

Vazhdo me më të lexuarat sot

Përditësuar

Reklamë Hijeshi Shqiptare

Për atë diell.

Gravura të vjetra dhe shenja ilire, të shtypura me dorë, me një bojë të vetme. Bluza të gjera (oversize), të bardha ose të zeza.

25 € · S deri XXL · Transport falas në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni të Veriut · Pagesa në dorëzim

Të gjitha bluzat
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme