Shkarkohet nga detyra kreu i IKMT-së, Afrim Qendro
Afrim Qendro largohet nga drejtimi i Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit pas rreth nëntë muajsh në këtë post.
Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim
Afrim Qendro është liruar nga detyra e Kryeinspektorit të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit. Ai e mbajti këtë post për rreth nëntë muaj, pasi mori drejtimin e institucionit duke zëvendësuar Dallëndyshe Bicin.
Përpara se të emërohej në krye të këtij institucioni, Qendro ka shërbyer në pozicione të tjera drejtuese, përfshirë atë të Prefektit të Qarkut të Tiranës, si dhe ka drejtuar më herët edhe Autoritetin Rrugor Shqiptar.
Deri më tani nuk është bërë ende i ditur ndonjë njoftim zyrtar apo shpjegim mbi arsyet që kanë çuar në largimin e tij nga kjo detyrë.