Vazhdo leximin
e mërkurë, 28 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
⌕ ☆
Sport

Çfarë premton Shabanhaxhaj për debutimin me Kosovën?

Lojtari 21-vjeçar Dardan Shabanhaxhaj premton maksimumin në ndeshjen e parë me fanellën dardane kundër Republikës Çke.

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

PRISHTINË — Lojtari më i ri i Kombëtares së Kosovës, Dardan Shabanhaxhaj, do të bëjë debutimin e tij me fanellën dardane të dielën kundër Republikës Çke. Shabanhaxhaj, i cili më parë përfaqësoi Austrinë, u ftua për herë të parë te Kosova dhe po e pret ndeshjen me entuziazëm.

Çfarë premton Shabanhaxhaj për debutimin me Kosovën?
Foto: telegrafi.com

"Jam shumë i lumtur që jam pjesë e Kombëtares dhe çdo ditë do ta jap maksimumin për Kosovën", tha ai për faqen zyrtare të FFK-së. Ai shtoi se edhe pse Çekia ka ekip të fortë, Kosova ka lojtarë shumë të mirë dhe me vetëbesim mund të arrijë fitore.

Ndeshja mes Çekisë dhe Kosovës do të zhvillohet të dielën me fillim nga ora 16:00.

Burim: Telegrafi
— Redaksia ZHURMA

Facebook WhatsApp X

Lexo edhe

Më shumë →
LIVE Qendra e Prizrenit 25 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme