kosove siguri

Pse Serbia bllokon zbardhjen e fatit të të zhdukurve?

Kushtrim Gara paralajmëron se në lokacionin e Batajnicës mund të ndodhen mbetjet e të paktën 58 viktimave të tjera të luftës.

Pse Serbia bllokon zbardhjen e fatit të të zhdukurve?
Foto: Wikimedia Commons

— Udhëheqësi i Njësisë së Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Kushtrim Gara, ka deklaruar se qasja në arkivat e institucioneve serbe dhe vazhdimi i gërmimeve në territorin e Serbisë mbeten kërkesat kryesore të Kosovës për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur me forcë.

Gara thekson se lokacioni i Batajnicës mbetet prioritet absolut, pasi ekzistojnë të dhëna që aty mund të ndodhen mbetjet mortore të të paktën 58 viktimave të tjera. Ky proces vonesh për shkak të asaj që ai e cilëson si politizim i vazhdueshëm nga pala serbe.

Sipas tij, Kosova kërkon qasje të plotë në arkivat e ushtrisë jugosllave. Veçanërisht, është adresuar kërkesa e kryetarit të delegacionit të Kosovës, z. Hoti, më 1 qershor 2023, për arkivin e riklasifikuar të brigadës së motorizuar 37, përgjegjëse për krimet gjenocidiale në regjionin e Drenicës.

Lidhur me varrezat masive në regjionin e Rashkës, Gara konfirmon dy lokacione: Rudnicë dhe Kizhevak. Gjatë gërmimeve të realizuara gjatë viteve të fundit, janë zhvarrosur mbetjet e 61 viktimave të luftës, kryesisht nga masakrat e Rezallës, Qikatovës së Vjetër dhe Zabelit të Ulët.

Megjithatë, shifrat tregojnë një hendek të madh në zbulimet. Gara kujton se të dhënat e publikuara nga institucionet serbe në vitin 2010 flisnin për rreth 250 viktima të mundshme në rajonin e Rashkës, gjë që vërteton ekzistencën e lokacioneve të tjera që ende nuk janë adresuar.

Procesi i zbatimit të Deklaratës për Personat e Zhdukur të datës 2 maj ka nisur me takimin e parë të Komisionit të Përbashkët më 22 janar, ndërsa në prill u mbajt një takim punues në nivel të zëvendësuesve për adresimin e zotimeve të përbashkëta.

Kërkesat e Kosovës janë artikuluar vazhdimisht në takimet e dialogut në Bruksel dhe në kuadër të grupit punues që funksionon që nga viti 2004, por bllokimi i arkivave mbetet pengesa kryesore për gjetjen e kufomave.

Burim: Gazeta Dukagjini
— Redaksia ZHURMA

Si ju la ky artikull?

Bisedoni

Komentet janë të hapura për anëtarët e Zhurma. Llogaria është falas — krijo një ose hyr në llogarinë tënde për me e thanë mendimin.

Vazhdo në dhomën live

Të gjitha →
  1. Çfarë strategji po ndërtojnë federatat kosovare për Lojërat Mesdhetare 2030?
  2. Pse golat e fundit të Iranit u kthyen në 'meme të ditës'?
  3. Sa janë çmimet e reja të derivateve në Kosovë?
  4. Pse Naim Rashiti thotë se gazifikimi i thëngjillit nuk do të realizohet kurrë?

Vazhdo leximin