Vazhdo leximin
⌕ ☆
Kronikë

Mashtrimi në Gjilan: Nisin procedurat për kthimin e fondeve

Autoritetet bllokojnë llogaritë bankare dhe nisin kthimin e parave të mbledhura përmes fushatave humanitare të dyshuara për mashtrim.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan ka njoftuar se kanë nisur hetimet përmes rrugëve operative lidhur me dyshimet për mashtrim të qytetarëve në Kosovë dhe diasporë. Sipas Prokurorisë, i dyshuari kishte organizuar fushata për mbledhjen e mjeteve financiare, duke pretenduar se vunate nga një sëmundje e rëndë dhe kishte nevojë për trajtim shëndetësor. Gjatë kësaj periudhe, ai arriti të grumbullonte afro 190 mijë euro përmes thirrjeve për ndihmë, përfshirë edhe përmes platformës GoFundMe në Gjermani. Pas veprimeve hetimore, llogaritë bankare të identifikuara në territorin e Republikës së Kosovës janë bllokuar, ndërsa me vendim të prokurorit të shtetit mjetet e grumbulluara do të mbeten të ngrira deri në vendimin e gjykatës. Ndërkohë, për fondet e mbledhura në Gjermani ka filluar procesi i rimbursimit të donatorëve. I dyshuari është arrestuar më 21 nëntor 2026, kurse më 23 nëntor 2026 Gjykata Themelore në Gjilan i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji nën dyshimin për kryerjen e veprës penale të mashtrimit.

Mashtrimi në Gjilan: Nisin procedurat për kthimin e fondeve
Foto: sinjali.com

Siç raportoi Zhurma më 23 nëntor 2026, familja e të dyshuarit ishte distancuar nga veprimet e tij dhe kishte kërkuar falje publike, duke theksuar se nuk kishin njohuri për mashtrimin.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
Gjeni një gabim? Na shkruani dhe e korrigjojmë
LIVE Ortakoll: Wesley Clark, Prizren 23 kamera →

Koleksione · të dhëna të verifikuara

Vazhdo me më të lexuarat sot

Përditësuar

  1. Big Brother VIP Kosova 5

    Zhvillim i fundit: kultura

Reklamë Hijeshi Shqiptare

Për atë diell.

Gravura të vjetra dhe shenja ilire, të shtypura me dorë, me një bojë të vetme. Bluza të gjera (oversize), të bardha ose të zeza.

25 € · S deri XXL · Transport falas në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni të Veriut · Pagesa në dorëzim

Të gjitha bluzat
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme