Vazhdo leximin
⌕ ☆
Politikë

Pse Serbia po bllokon miliona euro ndihma të Kosovës për Preshevën?

Autoritetet serbe po pengojnë fondet e Qeverisë së Kosovës të arrijnë në Luginën e Preshevës për të dytin rresht.

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

PRESHEVË — Për herë të dytë, ndihmat e Qeverisë së Kosovës kanë mbërritur në Luginën e Preshevës, por miliona euro të destinuara për shqiptarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës nuk janë ekzekutuar. Sipas përfaqësuesve shqiptarë, autoritetet serbe po i bllokojnë këto fonde.

Pse Serbia po bllokon miliona euro ndihma të Kosovës për Preshevën?
Foto: Besi Hylviu / Pexels

Kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, tha për Tëvë1 se Serbia nuk po jep as arsyet e bllokadës. Ajo njoftoi se alarmin e kanë ngritur edhe te faktori ndërkombëtar.

Këshilltari politik për Luginë, Ragmi Mustafi, tha se do të provojnë sërish dërgimin e mjeteve për të gjitha kategoritë. Fondi përfshin ndihma për arsimin, bujqit dhe OJQ-të shqiptare, por nuk po depozitohen në xhirollogarinë e Këshillit Kombëtar Shqiptar.

Burim: Zëri, http://www.zeri.info/aktuale/623063/serbia-po-i-vjedh-parate-e-kosoves-per-luginen-e-presheves/
— Redaksia ZHURMA

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
Gjeni një gabim? Na shkruani dhe e korrigjojmë
LIVE Pejton 2, Prishtinë 23 kamera →

Koleksione · të dhëna të verifikuara

Më të lexuarat sot

Përditësuar

Nuk ka ende mjaft të dhëna të pastra për këtë listë. Rikthehu pas pak.

Reklamë Hijeshi Shqiptare

Për atë diell.

Gravura të vjetra dhe shenja ilire, të shtypura me dorë, me një bojë të vetme. Bluza të gjera (oversize), të bardha ose të zeza.

25 € · S deri XXL · Transport falas në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni të Veriut · Pagesa në dorëzim

Të gjitha bluzat
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme