Vazhdo leximin
⌕ ☆
Politikë

Selimi: UÇK-ja mbetet e pastër, presim vendim lirues më 16 shtator

Bashkëshortja e Rexhep Selimit falënderoi pjesëmarrësit në Marshin e Lirisë dhe shprehu shpresë për lirimin e ish-krerëve të UÇK-së.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Shqipe Mehmeti Selimi, bashkëshortja e Rexhep Selimit, ka reaguar pas mbajtjes së “Marshit të Lirisë” në Prishtinë, duke falënderuar qytetarët që iu bashkuan në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që gjykohen në Hagë. Në një postim, ajo tha se UÇK-ja “ishte, është dhe do të mbetet e pastër” dhe se nuk mund të njolloset nga asnjë gjykatë.

Foto: tetovasot.com
Foto: tetovasot.com

Selimi shprehu shpresën se vendimi i Dhomave të Specializuara në Hagë, i pritshëm më 16 shtator, do të jetë lirues, “ashtu siç e meritojnë çlirimtarët tanë”. Ajo e mbylli postimin me thirrjen “Liri për çlirimtarët! Rroftë UÇK-ja”.

Marshimi u organizua në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, të cilët po përballen me proces gjyqësor në Hagë.

Facebook WhatsApp X
LIVE Bregu i Diellit 1 Prishtinë 26 kamera →

Lexo edhe

Më shumë →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme