Vazhdo leximin
e mërkurë, 28 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
⌕ ☆
Kronikë

Sekuestrohen mbi 107 kg kanabis në Portin e Durrësit

Policia ka sekuestruar 107.7 kilogramë kanabis të ardhur nga Kanadaja, me vlerë tregu rreth 1.2 milionë euro.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

DURRËS — Një rast i trafikimit të kanabisit nga Kanadaja drejt Shqipërisë është goditur në Portin e Durrësit në kuadër të operacionit policor të koduar “Anchor 2”. Policia e Shqipërisë ka njoftuar se ka sekuestruar 107.7 kilogramë kanabis të llojit “Gelato”, me vlerë tregu rreth 1.2 milionë euro.

Sekuestrohen mbi 107 kg kanabis në Portin e Durrësit
Foto: koha.net
Video · Facebook ↗

Lënda narkotike ishte fshehur në një kamper brenda një kontejneri të ardhur nga Kanadaja, në hapësira të modifikuara e të mbuluara me veshje druri. Gjatë kontrollit u gjetën 190 pako me cannabis sativa, si dhe u sekuestruan 43 cigare elektronike, disa prej të cilave me mbishkrime që deklaronin përmbajtje të lartë THC.

Në vijim të hetimeve, Policia ka shpallur në kërkim dy shtetas të dyshuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë.

Facebook WhatsApp X

Lexo edhe

Më shumë →
LIVE Stacioni i autobusëve, Prishtinë 3 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme