Anjeza i dërgon mesazh menaxherit të Sharrit brenda BBVK5
Banorja e shtëpisë së famshme flet për raportin me këngëtarin dhe i drejtohet menaxherit të tij.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Banorja e edicionit të pestë të Big Brother VIP Kosova, Anjeza, ka adresuar një mesazh për menaxherin e Sharrit gjatë qëndrimit të saj në shtëpi. Ajo ka theksuar se menaxheri nuk duhet të përzihet në jetën private të artistit dhe ka shtuar se nuk është një person që do ta pengonte atë në karrierën e tij muzikore apo në të kënduar.
Sipas banores, ajo nuk dëshiron të dëgjojë komente se menaxheri nuk e lejon të jetë bashkë me të. «Menaxherit të Sharrit i kisha thënë: Mos u tut se nuk po dua të lidhem me të, veç po më pëlqen», është shprehur ajo, duke shtuar se nëse Sharri do të kishte ndjenja për të, nuk beson se menaxheri do ta ndalte.



