FSK promovon kulturën dhe turizmin e Kosovës në Akademinë Sandhurst
Pjesëtarët e FSK-së përfaqësuan Kosovën në aktivitetin ndërkombëtar në Mbretërinë e Bashkuar, mes 23 shteteve.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës morën pjesë në aktivitetin e organizuar në Akademinë Mbretërore Ushtarake Sandhurst në Mbretërinë e Bashkuar. Në këtë ngjarje kulturore ndërkombëtare u përfshinë përfaqësues nga 23 vende të ndryshme të botës.
Gjatë këtij organizimi, ushtarakët kosovarë shfaqën traditat, historinë, veshjet kombëtare dhe ushqimet tradicionale. Ambasada e Republikës së Kosovës në Mbretërinë e Bashkuar ofroi mbështetjen e saj për këtë prezantim që synonte forcimin e lidhjeve miqësore me shtetet e pranishme.


