Vazhdo leximin
e diel, 25 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
⌕ ☆

Rudolph: Asociacioni kusht për statusin e vendit kandidat në BE

Ambasadori gjerman ka theksuar se nga qeveria e re kërkohet përkushtim ndaj obligimeve dhe hapa konkretë drejt integrimit evropian.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka deklaruar se qeveria e re me mandat të ri duhet të tregojë një përkushtim të qartë për përmbushjen e detyrimeve të marrë përsipër, çka do t'i hapte rrugë Bashkimit Evropian që të ndërmarrë hapa drejt dhënies së statusit të vendit kandidat për Kosovën. Gjatë një interviste, diplomati gjerman ka kërkuar veprime konkrete për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe si një prej kushteve kryesore në këtë drejtim.

Rudolph: Asociacioni kusht për statusin e vendit kandidat në BE
Foto: veriu.info
Video · YouTube ↗

Sipas tij, Bashkimi Evropian nuk ushtron presion ndaj palëve, por vetëm lehtëson procesin e dialogut, ndërsa mbajtja e një takimi të nivelit të lartë do të përbënte gjithashtu një hap përpara. Themelimi i Asociacionit, i cili më parë është kërkuar si kusht edhe për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, tashmë po lidhet ngushtë edhe me përparimin e vendit drejt statusit të kandidatit në Bashkimin Evropian.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Magjistralja Vushtrri-Mitrovice Vushtrri–Mitrovicë 25 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme