Vazhdo leximin
e shtunë, 24 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
ZHURMA
⌕ ☆

Rudolph: Përgjegjësit për sulmin në Banjskë duhet të dalin para drejtësisë

Ambasadori i Gjermanisë kërkon llogaridhënie për sulmin e 24 shtatorit dhe shpreson në avancimin e dialogut.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka theksuar se Milan Radoiçiqi dhe të gjithë personat e përfshirë në sulmin e armatosur të 24 shtatorit 2023 në Banjskë të Zveçanit duhet të mbahen përgjegjës para gjykatës. Sipas tij, Gjermania e ka bërë të qartë në disa raste qëndrimin e saj për këtë çështje.

Rudolph: Përgjegjësit për sulmin në Banjskë duhet të dalin para drejtësisë
Foto: shenja.tv
Video · KTV - KOHAVISION · YouTube ↗

Duke u ndalur te zhvillimet e tjera, diplomatit gjerman iu shmang komenteve për procesin e brendshëm në Serbi lidhur me zgjedhjet ku shqiptarët po garojnë të bashkuar dhe raportimet për presion e propagandë, por shprehu shpresën për krijimin e kushteve për avancimin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, përmirësimin e marrëdhënieve dhe arritjen e normalizimit të plotë.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Ferizaj 25 kamera →