Rritje e qarkullimit industrial në Maqedoninë e Veriut
Enti Shtetëror i Statistikave raporton rritje të qarkullimit në industri gjatë muajit shtator.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Në Maqedoninë e Veriut është shënuar rritje e qarkullimit në industri, ku gjatë muajit shtator të këtij viti është regjistruar një rritje prej 5.4 përqind krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar. Të dhënat zyrtare tregojnë se sektori i riparimit dhe instalimit të makinerive dhe pajisjeve ka arritur një rritje prej 99.8 përqind në të njëjtën periudhë krahasuese.
Sipas Entit Shtetëror të Statistikave, qarkullimi total në industri gjatë muajit shtator të vitit 2026, krahasuar me muajin gusht të vitit 2026, shënoi një rritje prej 25.1%. Ndërkaq, në periudhën janar – shtator të vitit 2026, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2025, është vërejtur një rritje prej 3.3%.
Statistikat zyrtare veçojnë se departamentet me ndikimin më të madh në qarkullimin e përgjithshëm industrial gjatë shtatorit të vitit 2026, krahasuar me shtatorin e vitit 2025, ishin prodhimi i produkteve ushqimore me 0.8%, prodhimi i pajisjeve elektrike me 4.7% dhe prodhimi i makinerive dhe pajisjeve të papërmendura në vend tjetër me 19.5%.