Vazhdo leximin
e hënë, 19 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
ZHURMA
⌕ ☆

ASK: Rritje e qarkullimit në tregtinë me pakicë gjatë muajit gusht

Agjencia e Statistikave të Kosovës njofton se tregtia me pakicë shënoi rritje prej 16,87 për qind në muajin gusht të këtij viti.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Sipas të dhënave të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës për statistikat afatshkurtra, tregtia me pakicë në vend ka shënuar rritje prej 16,87 për qind gjatë muajit gusht 2026, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraprak. Kjo fushë, e cila nuk përfshin tregtinë e automjeteve dhe motoçikletave, ka shënuar gjithashtu ngritje në indeksin e numrit të të punësuarve për 6,24 për qind, ndërsa fondi i pagave dhe mëditjeve është rritur për 25,81 për qind.

ASK: Rritje e qarkullimit në tregtinë me pakicë gjatë muajit gusht
Foto: botasot.info

Në detajet e publikimit theksohet se rritjen më të lartë të qarkullimit e ka shënuar tregtia me pakicë e mallrave kulturore dhe të argëtimit në dyqane të specializuara me 60,96 për qind, e ndjekur nga pajisjet informatike dhe të komunikimit me 42,52 për qind. Ndërkaq, rënie është regjistruar vetëm te tregtia me pakicë e pajisjeve të tjera shtëpiake në dyqane të specializuara, me 1,06 për qind.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Pejton 2, Prishtinë 25 kamera →