Vazhdo leximin
e hënë, 19 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
ZHURMA
⌕ ☆

Rrahmani: Çifte marrin grua me qira për të lindur fëmijë

Deputeti Eman Rrahmani ka deklaruar se disa çifte angazhojnë grua të huaja për të mbajtur shtatzëninë dhe ta lindin fëmijën e tyre.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Deputeti Eman Rrahmani ka ngritur shqetësime për çështjet që lidhen me bartjen e shtatzënisë për një çift tjetër, duke pretenduar se disa çifte për të mos ndryshuar trupin gjatë shtatzënisë, angazhojnë një grua tjetër që ta mbajë shtatzëninë dhe ta lindë fëmijën e tyre. «Një çift s’do me i prish linjat e trupit, e marrin një grua me qira edhe ajo lind fëmijën e tyre, pastaj gruaja që s’martohet por lind fëmijë, që s’e di kush është baba…», ka deklaruar Rrahmani, duke pretenduar se në këtë formë i pa mundësohet fëmijut ta di kush është prindi i vërtetë.

Rrahmani: Çifte marrin grua me qira për të lindur fëmijë
Foto: veriu.info

Siç raportoi Zhurma më 11 tetor, Rrahmani ka ironizuar ndaj kryeministrit Kurtin për Kodin Civil dhe projektligjet, duke deklaruar se i vjen keq për angazhimin e tij të mëparshëm. Më parë, ai kishte shprehur pendim për ardhjen e Kurtit në pushtet.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Ulpianë, Prishtinë 25 kamera →