Vazhdo leximin
⌕ ☆
Ekonomi

Rreth 60 avionë ulen sot në Prishtinë me mërgimtarë për verë

Numri më i madh i fluturimeve vjen nga Zvicra, Gjermania dhe Turqia, ndërsa fluksi i mërgimtarëve vazhdon deri të dielën.

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

PRISHTINË — Aeroporti ndërkombëtar "Adem Jashari" në Prishtinë pritet të përballet sot me një fluks të madh udhëtarësh, pasi rreth 60 aeroplanë do të ulen gjatë ditës, sipas informacioneve që ka siguruar IndeksOnline.

Rreth 60 avionë ulen sot në Prishtinë me mërgimtarë për verë
Foto: Airplane taking off Pristina Kosovo / Wikimedia Commons

Fluturimet e sotme vijnë nga vende të ndryshme të botës, por numri më i madh i tyre pritet të jetë nga Zvicra, Gjermania dhe Turqia. Shumë mërgimtarë kanë nisur tashmë të kthehen në Kosovë për të kaluar pushimet verore në vendlindje, ndërsa në mesin e udhëtarëve që mbërrijnë sot ka edhe vizitorë të huaj.

Fluksi i lartë i udhëtarëve në aeroportin e Prishtinës pritet të vazhdojë edhe gjatë fundjavës, pasi edhe të shtunën dhe të dielën parashihen shumë ardhje të tjera në aeroportin ndërkombëtar "Adem Jashari".

Burim: IndeksOnline
— Redaksia ZHURMA

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Magjistralja Vushtrri-Mitrovice Vushtrri–Mitrovicë 26 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme