Vazhdo leximin
⌕ ☆
Ekonomi

AAK: Mbi 1 miliard euro janë shpenzuar për importin e energjisë

Aleanca kërkon interpelancë në Kuvend dhe hetim për shpenzimet e energjisë elektrike gjatë qeverisjes së Kurtit.

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

Aleanca ka ngritur akuza ndaj Qeverisë së Kosovës për keqmenaxhim të sektorit energjetik, duke pretenduar se mbi një miliard euro nga paratë e qytetarëve janë shpenzuar për importin e energjisë elektrike gjatë qeverisjes së Albin Kurtit. Sipas kësaj partie, në vend që të investohej në rritjen e kapaciteteve prodhuese vendore, varësia e vendit nga importi është rritur, ndërsa kjo gjendje ka ndikuar në shtrenjtimin e rrymës dhe ka rënduar buxhetin e familjeve kosovare. Përmes një reagimi publik dhe një videoje të publikuar në rrjetet sociale, partia ka kërkuar hetimin e çdo dyshimi për keqpërdorim të parasë publike dhe zbardhjen e asaj që e cilëson si «mafia energjetike».

AAK: Mbi 1 miliard euro janë shpenzuar për importin e energjisë
Foto: demokracia.com
Video · Facebook ↗

Partia ka theksuar se për këto çështje ka ftuar interpelancë në Kuvendin e Kosovës. «Duhet të zbardhet kjo skemë e organizuar dhe të ndalet ky degradim!», thuhet në reagimin e Aleancës, e cila kërkon që shpenzimet e bëra për blerjen e energjisë nga jashtë të hetohen urgjentisht.

Facebook WhatsApp X
LIVE Brezovicë 26 kamera →

Lexo edhe

Më shumë →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme