Vazhdo leximin
⌕ ☆
Kronikë

Grabitje në një objekt afarist në rrugën “Nënë Tereza” në Gjakovë

Një grabitje dyshohet se ka ndodhur në një objekt afarist në Gjakovë, ndërsa Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

GJAKOVË — Një rast që dyshohet të jetë grabitje ka ndodhur në një objekt afarist të vendosur në Gjakovë, në rrugën “Nënë Tereza”. Zëdhënësja e Policisë, Vlera Krasniqi, ka theksuar se informata është pranuar rreth orës 17:15 përmes linjës zyrtare telefonike.

Grabitje në një objekt afarist në rrugën “Nënë Tereza” në Gjakovë
Foto: sinjali.com

Pas pranimit të informatës, njësitet policore reaguese i janë përgjigjur menjëherë rastit. Nga hetimet e para të zhvilluara në terren, dyshohet se bëhet fjalë për një grabitje.

Aktualisht, Policia e Kosovës po ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme operative dhe hetimore me qëllim të zbardhjes plotësisht të rrethanave të ngjarjes.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Magjistralja Vushtrri-Mitrovice Vushtrri–Mitrovicë 25 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme