Vazhdo leximin
⌕ ☆
Sport

Kush dyshohet se u përfshi në rrahjen në Vitomiricë?

Një ndeshje sportive e fëmijëve në stadiumin e Vitomiricës ka degjeneruar në rrahje fizike, ku dyshohet se u përfshinë edhe dy pjesëtarë të policisë.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

PEJË — Një ndeshje sportive e grupmoshave të vogla u shndërrua në arenë boksi dje në stadiumin e Vitomiricës. Për motive të ulëta, një person është rrahur fizikisht nga anëtarët e një familjeje të kësaj zone.

Kush dyshohet se u përfshi në rrahjen në Vitomiricë?
Foto: Pixabay

Në këtë incident dyshohet se janë të përfshirë edhe dy zyrtarë policorë. Sipas të dhënave, bëhet fjalë për një polic aktiv dhe një tjetër të suspenduar më herët nga Inspektorati Policor i Kosovës (IPK).

Deri më tani nuk ka detaje shtesë mbi motivet e këtij incidenti apo gjendjen e personit të sulmuar, ndërsa është paralajmëruar se do të ketë informacione të reja lidhur me rrjedhën e rastit.

Burim: IndeksOnline
— Redaksia ZHURMA

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Tokbashqe, Prishtinë 24 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme