Zhurma Press E Martë · 08 Shtator 2026 — Prishtinë · Tiranë · Shkup · Diaspora Treguesi Kërko Ruajtur · 0 Abonohu falas
LIVE · 13:45 60+ burime · klasifikim automatik · mbikëqyrje redaksionale
E fundit
13:43 Marrëveshja e re KFOR-Islandë për hapësirën ajrore vlen deri në vitin 202813:40 Abdixhiku: Beteja e gjashtëshe është për kryetar të LDK-së13:38 Kushtrimi shkon me burra për t’ia kërkuar dorën Aurorës13:33 KFOR-i dhe Islanda nënshkruajnë marrëveshjen për hapësirën ajrore mbi Kosovë13:28 Elena Sadiku futet në listën e Topit të Artë13:23 Shqipëria shënon rritje në rezultatet e testit ndërkombëtar PISA 202513:18 Ellen Burstyn nderohet me Luanin e Artë në Festivalin e Filmit në Venecia13:13 Kurti takon ekipin e xhudos për forcimin e sportit në prag të 203013:10 Kurti: Serbia kaloi në adhurim shtetëror të gjenocidit për Mlladiqin13:08 Bastisje në Mitrovicë: Mbi 110 gramë kokainë, armë dhe shufër “POLIC”
Edicioni 13:00 · Dreka
ZHURMA
Sport BOTA

Ronaldo kërkon autoritet të plotë për drejtuesit sportivë të Al-Nassr

Duke kërkuar ndryshime të rëndësishme në mënyrën e klubit, ylli portugez dëshiron që drejtuesit sportive të kenë autoritet të plotë

Redaksia ZHURMA 01:12 Përditësuar 07:20 1 min lexim
Ronaldo kërkon autoritet të plotë për drejtuesit sportivë të Al-Nassr
FOTO · Foto: Esteghlal F.C. v Al Nassr FC, 3 March 2025 30 / Wikimedia Commons Arkivi ZHURMA

RIJADI — Cristiano Ronaldo po luan një rol gjithnjë e më të madh në projektin e Al-Nassr, duke kërkuar ndryshime të rëndësishme në mënyrën se si drejtohet klubi dhe si menaxhohet afati kalimtar. Sipas raportimeve të mediave, ylli portugez dëshiron që drejtuesit sportive të klubit, Simeu dhe Semedo, të kenë autoritet të plotë në çështjet e transferimeve, pa ndërhyrje nga drejtuesit administrativë.

Ronaldo beson se vetëm duke u dhënë liri të plotë drejtuesve sportivë mund të ndërtohet një skuadër konkurruese, e aftë të luftojë për trofe si në Arabinë Saudite ashtu edhe në arenën kontinentale. Sipas të njëjtave burime, 40-vjeçari insiston që çdo vendim për afrimet dhe largimet e lojtarëve të merret mbi baza teknike dhe jo të ndikohet nga faktorë të tjerë brenda klubit.

Nga Neuer te Ronaldo – publikohet formacioni me yjet që dështuan në Kupën e Botës Ndërkohë, kjo strategji lidhet drejtpërdrejt edhe me objektivat e Al-Nassr në afatin kalimtar veror. Raportimet bëjnë të ditur se brenda klubit ka lindur ideja për të nisur kontakte zyrtare me mesfushorin e Manchester Unitedit, Bruno Fernandes. Fillimisht, Al-Nassr synon të mësojë kërkesat financiare të reprezentuesit portugez, përpara se të vendosë nëse do të kalojë në negociata konkrete me klubin anglez.

Burim: Telegrafi
— Redaksia ZHURMA

Komentet