Kronikë e zezë
Rritet temperatura: Ska kufizime për kamionët mbi 20 tonë
Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton që të dielën nuk do të ketë kufizime të qarkullimit për automjetet me mbi 20 tonë.
Redaksia ZHURMA
01:19
1 min lexim
PRISHTINË — Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të dielën (16 gusht) nuk do të ketë kufizim të qarkullimit për automjetet e transportit me mbi 20 tonë. Vendimi bazohet në parashikimin zyrtar të temperaturave, sipas të cilit nuk pritet të plotësohen kushtet e përcaktuara në vendimin e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit për zbatimin e kufizimeve të përkohshme të qarkullimit.
Ministria do të vazhdojë të monitorojë çdo ditë parashikimet meteorologjike dhe do të njoftojë me kohë qytetarët dhe operatorët ekonomikë për çdo rast kur plotësohen kushtet për zbatimin e këtij vendimi.