Risia në La Liga, arbitrat do të flasin për transmetuesit pas ndeshjeve
Kampionati spanjoll sjell një risi ku gjyqtarët do të dalin në intervista për të shpjeguar vendimet e tyre.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Kampionati spanjoll i futbollit ka ndërmarrë një nismë të re për të rritur transparencën mes arbitrave, lojtarëve dhe shikuesve. Duke filluar që nga kjo fundjavë, drejtuesit e La Liga kanë arritur një marrëveshje që u lejon gjyqtarëve të flasin përpara kamerave televizive pas përfundimit të ndeshjeve. Sipas planeve, arbitri i të paktën një ose dy sfidave për çdo raund do të paraqitet në intervistat post-ndeshje për të dhënë interpretimin e ngjarjeve të fushës dhe për të sqaruar çdo episod të diskutueshëm apo kontrovers. Për ta bërë këtë nismë më tërheqëse, Liga ka vënë në dispozicion një fond prej 500 mijë eurosh si bonus audioviziv për t'ua shpërndarë arbitrave pjesëmarrës.