Vazhdo leximin
⌕ ☆
Ekonomi

Pse u rikonstruktua segmenti rrugor Qafë Qelë – Koman?

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Enea Karakaçi dhe drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar Ami Kozeli inspektojnë punimet duke theksuar sigurinë rrugore dhe zhvillim turistik

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 2 min lexim

PRISHTINË, 10 korrik — Segmenti rrugor Qafë Qelë – Koman, me një gjatësi prej afro 31 kilometrash, iu nënshtrua një rikonstruksioni të plotë me qëllim për të garantuar akses më të shpejt, por edhe rritje të parametrave të sigurisë. Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, së bashku me drejtorin e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Ami Kozeli inspektuam punimet e realizuara deri më tani, ku ka përfunduar shtresa e binderit në gjithë gjatësinë e segmentit.

Pse u rikonstruktua segmenti rrugor Qafë Qelë – Koman?
Foto: Ilustrim · Container trucks on an American highway (CC BY 2.0) / Wikimedia Commons

“Punimet konsistonin në zgjerimin e aksit duke përmirësuar edhe sigurinë rrugore. Këtu kemi element mbrojtës të skarpateve ashtu edhe vendosjen e guardreilave që përmirësojnë ndjeshëm sigurinë rrugore. Janë bërë ndërhyrje veçanërisht edhe në disa kthesa të rrezikshme, specifikisht kemi arritur të eliminojmë tre kthesa të rrezikshme, që përbënin pika të zeza që njihen në gjuhën teknike”, sqaroi Kozeli.

Ministri i infrastrukturës dhe Energjisë u ndal tek rëndësia e këtij investimi si për mirëmbajtjen e kaskadës, por edhe për zhvillimin ekonomik dhe turistik të zonës. Me ndërhyrjen e parashikuar koha e udhëtimit ulet në afro 40 minuta.

“Është një rrugë e rëndësishme sepse përmbush dy elemente. Së pari bën ndërlidhjen ndërmjet pjesës së segmentit që na lidh nga Vau i Dejës dhe të çon në Pukë për tek hidrocentrali i Komanit, por nga ana tjetër është edhe një segment rrugor që ka edhe një aspekt tjetër të rëndësishëm sepse ndërlidh banorët e këtyre zonave. Ka edhe një element turistik të rëndësishëm”, tha Karakaçi.

Burim: Ora News, https://www.oranews.tv/politike/karakaci-inspekton-punimet-ne-rrugen-e-komanit-investim-strategjik-per--i1335485

— Redaksia ZHURMA

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Rrethi i arabëve Prishtinë 24 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme