Vazhdo leximin
e diel, 25 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
⌕ ☆

Reshjet e shiut përmbytin rrugët në Vlorë dhe shkaktojnë bllokim trafiku

Reshjet me intensitet mesatar dhe vërshimet kodrinore kanë sjellë probleme në zonat e Ujit të Ftohtë dhe Kalasë në Vlorë.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

VLORË — Reshjet e shiut me intensitet mesatar, të shoqëruara me vërshime nga pjesa kodrinore, kanë prekur disa zona në qytetin e Vlorës, duke shkaktuar prezencë të lartë të ujërave me dhe e baltë në segmentet rrugore. Problemet më të theksuara janë shfaqur në zonën e «Ujit të Ftohtë» dhe atë të «Kalasë», ku përmbytja e rrugëve ka vështirësuar qarkullimin e automjeteve dhe ka sjellë bllokim të trafikut për disa minuta.

Reshjet e shiut përmbytin rrugët në Vlorë dhe shkaktojnë bllokim trafiku
Foto: telegrafi.com
Video · Syri TV · YouTube ↗

Ndërkohë, bulevardi kryesor i qytetit, zona e njohur si Albano Romina dhe akset e tjera që përmbyten zakonisht nuk kanë paraqitur probleme të raportuara gjatë kësaj kohe. Përballë kësaj situate, grupet e punës kanë dalë në terren për të hequr ujin nga rrugët e prekura dhe për të normalizuar qarkullimin e mjeteve.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Qendra e Prizrenit 25 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme